Home Kronikë Krenar Lloga kujton Dr. Muharrem Nexhipin: “Jeton përmes veprës dhe trashëgimisë së...

Krenar Lloga kujton Dr. Muharrem Nexhipin: “Jeton përmes veprës dhe trashëgimisë së tij”

0

Ish-ministri Krenar Lloga ka kujtuar me fjalë prekëse figurën e Dr. Muharrem Nexhipit, duke e cilësuar si një nga viganët politikë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lloga rikujton vitet e rinisë së tij si student në Tetovë dhe angazhimin e hershëm politik, kur kishte mundësinë të qëndronte pranë figurave si Arben Xhaferi dhe personaliteteve të tjera që, sipas tij, lanë gjurmë të thella në organizimin politik të shqiptarëve në hapësirën ish-jugosllave.

Ai thekson rolin e Dr. Nexhipit si zëvendësministër i Shëndetësisë, duke e vlerësuar për menaxhimin e sistemit shëndetësor në periudha të vështira dhe për hapjen e dyerve për mjekët shqiptarë në klinikat e vendit.

“Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Muharrem Nexhipit”, përfundon Lloga, duke nënvizuar se figura e tij mbetet pjesë e kujtesës kolektive dhe e trashëgimisë politike shqiptare.