Një grua 31-vjeçare është arrestuar sot në Gostivar, pasi është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një market.
Sipas njoftimit të policisë, më 02.03.2026 rreth orës 09:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria shtetasen H.M. (31), nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.
Ajo është kapur në vendngjarje nga një punonjës i sigurimit gjatë kryerjes së një vjedhjeje në një market në rrugën “JNA” në Gostivar. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarit.
Policia bën të ditur se e njëjta personë ishte kapur edhe më herët gjatë kësaj jave për një rast të ngjashëm vjedhjeje.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj H.M. do të ngrihet padi përkatëse.









