Fatmir Limani ka reaguar me tone të ashpra ndaj Bilall Kasamit dhe aktivistëve të tij, duke e cilësuar bashkimin politik mes tyre si një lëvizje për “shpëtim”, e jo si projekt me vizion të përbashkët.
Në një reagim publik, Limani përdor një sërë metaforash për të përshkruar situatën brenda kampit politik, duke e krahasuar atë me “katër vëllezër që matin muret për ndarje”, “bixhozxhinj që bashkojnë kuletat për të sheshuar humbjet”, apo “gjela që nuk pranojnë kapedan”.
Sipas tij, bashkimi i fundit është rezultat i përplasjeve të brendshme dhe interesave personale, ndërsa paralajmëron se një projekt i tillë mund të përfundojë në përçarje të mëtejshme.
Reagimi ka nxitur debat në opinionin publik, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë kundërpërgjigje nga Bilall Kasami apo përfaqësues të tjerë politikë.








