Home Lajme Muharrem Hasani me akuza të ashpra: “Shkrirje nuk ka, ka vetëm zbrazje”

Muharrem Hasani me akuza të ashpra: “Shkrirje nuk ka, ka vetëm zbrazje”

0

Muharrem Hasani ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave për “shkrirje strukturash për një parti më të madhe”.

Në një postim publik, ai vë në pikëpyetje ekzistencën e strukturave dhe organeve, duke akuzuar për, siç shprehet, “tre vjet mashtrime” dhe “keqpërdorim të njerëzve që qëndruan pranë”.

“Shkrirje nuk ka. Ka vetëm zbrazje. Sepse edhe ata pak aktivistë që kanë mbetur, po largohen çdo ditë”, shkruan Hasani.

Deklarata e tij përfundon me akuza të drejtpërdrejta politike, duke e cilësuar situatën si tradhti.

Reagimi vjen në një moment kur në skenën politike po diskutohen ristrukturime dhe bashkime të mundshme partiake.