Një spilë e vogël, por një debat i madh.
Deputeti Rijad Shaqiri u paraqit në foltoren e Kuvendit me flamurin shqiptar në xhaketë. Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi, duke shprehur pakënaqësi që nuk mbante simbolin shtetëror dhe duke theksuar se “nga ky shtet paguhet”.
Përgjigjja ishte e prerë:
“Shqiptarët s’janë provokim. Flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë.”
Shaqiri shtoi se kur simboli kombëtar shihet si problem, ndërsa çështje më serioze kalojnë në heshtje, atëherë prioritetet shtetërore janë zhvendosur.
Një simbol i vogël në xhaketë.
Një debat i madh për identitetin.
Rrjeti tashmë është ndarë:
Provokim apo e drejtë?








