Gjatë vitit 2025, përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kanë arkëtuar me detyrim 137.368.058 euro, që përfaqëson 43.63% të kërkesave të pranuara për arkëtim.
Edhe pse shuma totale është rreth 23 milionë euro më e ulët krahasuar me një vit më parë, bie në sy rritja e mjeteve të arkëtuara nga qytetarët.
📌 Nga kompanitë janë arkëtuar 63.4 milionë euro.
📌 Nga qytetarët 50.8 milionë euro – shuma më e lartë e regjistruar ndonjëherë dhe për herë të parë mbi 50 milionë euro.
📌 Nga shteti 24.8 milionë euro.
Krahasuar me vitin 2024, qytetarët kanë paguar afro 4 milionë euro më shumë, ndërsa arkëtimet nga kompanitë dhe shteti kanë shënuar rënie.
Në rolin e kreditorëve, kompanitë kanë arkëtuar mbi 105 milionë euro përmes përmbaruesve, qytetarët mbi 31 milionë euro, ndërsa shteti rreth 2.5 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga vendosja e sistemit të përmbarimit deri në fund të vitit 2025, janë arkëtuar me detyrim mbi 2.2 miliardë euro.
Gjatë vitit janë paraqitur 160.971 kërkesa për arkëtim, ku mbi 10 mijë janë nga banka dhe mbi 45 mijë nga ndërmarrje komunale.
Ndërkohë, paralajmërohen ndryshime ligjore për digjitalizim dhe rritje të efikasitetit, ndërsa sindikatat kërkojnë ulje të kostove për debitorët.








