Më 3 mars 1965, në Tetovë, lindi Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, një nga figurat më të njohura të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Angazhimi i tij shumëvjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe me proceset politike që kanë ndikuar në pozitën e tyre institucionale në vend.
Gjatë karrierës së tij, Thaçi ka qenë pjesë e zhvillimeve kyçe politike, duke mbajtur qëndrime të forta dhe shpesh vendimtare në momente të rëndësishme për faktorin shqiptar.
Me rastin e ditëlindjes, i urojmë shëndet, energji dhe suksese të mëtejshme në jetën personale dhe në angazhimin politik./ShqipExpress








