Home Kronikë “Flamuri s’është provokim!” — Përplasje në Kuvend mes Shaqirit dhe Mickoskit 🇦🇱⚡

“Flamuri s’është provokim!” — Përplasje në Kuvend mes Shaqirit dhe Mickoskit 🇦🇱⚡

0

Një spilë e vogël, por një debat i madh.

Deputeti Rijad Shaqiri u paraqit në foltoren e Kuvendit me flamurin shqiptar në xhaketë. Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi, duke shprehur pakënaqësi që nuk mbante simbolin shtetëror dhe duke theksuar se “nga ky shtet paguhet”.

Përgjigjja ishte e prerë:

“Shqiptarët s’janë provokim. Flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë.”

Shaqiri shtoi se kur simboli kombëtar shihet si problem, ndërsa çështje më serioze kalojnë në heshtje, atëherë prioritetet shtetërore janë zhvendosur.

Një simbol i vogël në xhaketë.

Një debat i madh për identitetin.

Rrjeti tashmë është ndarë:

Provokim apo e drejtë?