Home Lajme Vizita e Begajt në trevat shqiptare, moment prekës nga Jabollçishta 🇦🇱🕊️

Vizita e Begajt në trevat shqiptare, moment prekës nga Jabollçishta 🇦🇱🕊️

0

Një moment thellësisht emocional ka shoqëruar vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Jabollçishtë të Epërme, shkruan ShqipExpress.

Politikologu Xhenis Sulimani ka ndarë një reflektim prekës nga kjo vizitë.

“Nuk më hiqet nga mendja një plak nga Jabollçishta e Epërme, që me lot në sy priste t’i shtrëngonte dorën Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. 🇦🇱 Lot gëzimi, që simbolizonin vite pritjeje, mall e ndjenjë se nuk je i harruar”, ka shkruar Sulimani.

Sipas tij, ai shtrëngim duarsh nuk ishte thjesht një përshëndetje protokollare, por një simbolikë e thellë e lidhjes shpirtërore dhe kombëtare.

“Ishte edhe një thirrje e heshtur që dora e Tiranës të mos mungojë kurrë në këto anë”, thekson ai.

Vizita e Presidentit Begaj në trevat shqiptare është shoqëruar me takime me qytetarë dhe përfaqësues lokalë, ndërsa momentet emocionale nga terreni po ndahen gjerësisht në rrjetet sociale.

Njofton ShqipExpress.