Fatmir Limani ka publikuar një mesazh simbolik në rrjetet sociale, të cilin e ka titulluar “Çmimi i sinqeritetit”.
Në postimin e tij, Limani përdor një dialog metaforik për të përcjellë një mesazh politik, duke lënë të kuptohet se disa aktorë politikë, sipas tij, kanë harruar kontributet dhe rolin e mëhershëm në proceset politike.
“Harruat kush u solli Doruntinën…”, shkruan Limani në fund të postimit të tij, duke përdorur një referencë simbolike nga letërsia shqiptare.
Postimi është interpretuar si një mesazh kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe debateve për bashkime apo ristrukturime në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.









