Home Lajme Kapet për herë të dytë brenda javës duke vjedhur në market, arrestohet...

Kapet për herë të dytë brenda javës duke vjedhur në market, arrestohet 31-vjeçarja në Gostivar

0

Një grua 31-vjeçare është arrestuar sot në Gostivar, pasi është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një market.

Sipas njoftimit të policisë, më 02.03.2026 rreth orës 09:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria shtetasen H.M. (31), nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.

Ajo është kapur në vendngjarje nga një punonjës i sigurimit gjatë kryerjes së një vjedhjeje në një market në rrugën “JNA” në Gostivar. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarit.

Policia bën të ditur se e njëjta personë ishte kapur edhe më herët gjatë kësaj jave për një rast të ngjashëm vjedhjeje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj H.M. do të ngrihet padi përkatëse.