Zhvillime të reja brenda VLEN-it. Arben Fetai mbetet pa asnjë deputet, ndërsa Mimoza Musa dhe Ilir Demiri do të jenë zëri i Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit.
Dy deputetët janë rreshtuar krah Azir Aliut, i cili konfirmoi se përfaqësimi politik i ASH-së në VLEN do të bëhet përmes tyre, ndërsa Latif Arifi do të jetë përfaqësues në koordinim me strukturat e koalicionit.
Sipas Aliut, ky ndryshim lidhet me procesin e ristrukturimit dhe bashkimit të VLEN-it si një subjekt i vetëm politik.
Ndërkohë, krahu i Fetait kishte paralajmëruar formimin e “Aleancës së Re”, të cilën e cilësonte si hap strategjik për forcim politik. Por Aliu thekson se pesha reale në politikë matet me numrin e deputetëve.
A po konsolidohet VLEN-i, apo po thellohet ndarja brenda ASH-së?








