Home Lajme 📩 Denoncim nga inbox – Banorët e rrugës “Krimska” në Çair alarmojnë...

📩 Denoncim nga inbox – Banorët e rrugës “Krimska” në Çair alarmojnë për deponi të improvizuar 🚮

0

Banorë të rrugës “Krimska” në Komunën e Çairit i janë drejtuar redaksisë së ShqipExpress me një shqetësim serioz lidhur me grumbullimin e vazhdueshëm të mbeturinave në lagjen e tyre.

Sipas tyre, në këtë zonë është krijuar një deponi e improvizuar, ku mbeturinat hidhen në mënyrë të pakontrolluar, duke krijuar ndotje të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

📌 Banorët theksojnë se situata vazhdon prej kohësh dhe se deri më tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete për pastrim dhe kontroll të vazhdueshëm nga inspektorët komunalë për mjedisin.

Ata paralajmërojnë se nëse gjendja vazhdon, ekziston rreziku i përhapjes së ndonjë sëmundjeje, sidomos me afrimin e temperaturave më të larta.

“Ne kërkojmë që Komuna të ndërhyjë urgjentisht për pastrimin e zonës dhe të vendosë kontroll të rregullt për të parandaluar rikrijimin e deponisë,” thuhet në mesazhin e dërguar në redaksi.

ShqipExpress do të ndjekë këtë çështje dhe pret reagim nga autoritetet kompetente të Komunës së Çairit.