Një lëvizje e re politike po merr formë në terren.
Besim Hoda deklaroi se po punohet intensivisht për krijimin e një strukture të re që do të garojë politikisht, me figura të reja dhe jashtë rrethit tradicional partiak.
“Njerëzit janë të gatshëm për ndryshim,” tha ai, duke theksuar se në terren po gjen përkrahje nga familje të mëdha shqiptare dhe intelektualë.
Por deklarata më e fortë ishte kjo:
“Ka frikë. Ka presion. Ka njerëz që pyesin a do t’i lëmë familjet pa buk nëse dalim hapur.”
Nëse kjo lëvizje formalizohet, mund të rishkruajë balancat në kampin politik shqiptar.
A po vjen një përmbysje e re?








