Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi disa komuna të udhëhequra nga shqiptarët.
Por një emër mungoi në listë: Struga.
Pse?
Struga është një nga qendrat më të rëndësishme shqiptare, me peshë historike, kulturore dhe politike. Lënia jashtë e saj nga agjenda zyrtare ka ngritur pikëpyetje dhe diskutime në opinion.
A ishte çështje protokolli? Axhende e ngarkuar? Apo një mesazh politik?
Qytetarët meritojnë sqarim. Transparenca është respekt.












